
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka folur lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Alizoti tha se në momentin që një kryeministër komenton dhe flet duke u shprehur që ne luftuam dhe arritëm reformën në drejtësi, që këtu bie poshtë gjithçka dhe nuk ka më drejtësi.
Alizoti shprehet se njeriu që ka sot rrezikshmëri shoqërore është Rama dhe qeveria, jo opozita.
“Komunizmi la një shenjë në shoqërinë shqiptare ku flitet me parrulla dhe njerëzit komunikojmë rreth tyre. Parulla e viti është që ne nuk diskutojmë drejtësinë, kjo e përdorur nga pushteti.
Edhe Havzi Nela që u var, u var nga një vendim gjykate, pra dikur quhej drejtësi, a është kjo padrejtësi, po është padrejtësia më e madhe nga një institucion që quhet drejtësi.
Në momentin që një kryeministër komenton dhe flet duke u shprehur që ne luftuam dhe arritëm reformën në drejtësi që këtu bie poshtë gjithçka dhe nuk ka më drejtësi.
Në Shqipëri nëse shikoni si mediat, si në gjykim drejtësia ka filluar të marrë një pamje shumë qesharake. Ata merren se me kë pi kafen, njeriu ka të drejtë të pijë kafe me çfarë të dojë. Kush është më i rrezikshëm sot, ai që menaxhon pushtet apo ai që është në opozitë, kush e vjedh shoqërinë ai që ka pushtet apo ai që nuk ka asnjë pushtet.
Njeriu që ka rrezikshmëri shoqërore është Rama dhe ata që kanë rrezik të vjedhin janë pushtetarët dhe jo opozitarët. Nëse shteti dhe drejtësia e re do të shpëtojë shoqërinë duhet të arrestojnë kryeministrin dhe jo ata që nuk kanë pushtet. Ata kanë thonë që kanë vjedhur prandaj u arrestuan po Rama a ka vjedhur, atëherë ta arrestojnë dhe atë”, tha Alizoti për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje