
Ashtu si Rama, edhe presidentja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës. Von der Leyen tha se me Shqipërinë punojmë për reforma, mbështesim reformën në drejtësi, por nuk bëjmë komente lidhur me çështje gjyqësore.
“Nuk do bëjë komente për çështje gjyqësore, ne punojmë për reformën në drejtësi së bashku", tha ajo.
Kryeministri Edi Rama devijoi duke mos komentuar situatën, teksa tha se është një rast që i takon drejtësisë.
“S’bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj por edhe për faktin që qysh se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në ndonjë rast ja vlen të bëhet ndonjë koment sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja, rasti konkret I takon drejtësisë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje