TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 14:13

Kryemadhi provokon në sallën e gjyqit, hyn me shallin me logon e PS në bel para vendimit

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi provokon në sallën e gjyqit, hyn me shallin me logon e PS

Kryemadhi është rikthyer në sallën e gjyqit ku po vlerësohet masa e sigurisë që është dhënë ndaj saj, Ilir Metës dhe të tjerëve. 

Monika Kryemadhi ka vendosur në bel shallin me logon e PS, ndërsa hyn në sallën e GJKKO.

Në një prononcim për mediat pas ndërprerjes së seancës gjatë paradites, Kryemadhi e quajti këtë veprim të Gjykatës së Posaçme një provokim, pasi masat ndaj tyre duhet të ishin vlerësuar veçmas. Ndaj saj është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ndaj ish-presidentit ajo arrest me burg.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua të hënën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtat akuza, gjykata ka caktuar detyrim paraqitjeje edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Edhe ajo ka dalë sot para gjykatës për konfirmimin e masës së sigurisë.

Përpara gjykatës dolën edhe Pirro Xhixho e Ema Çoku të cilët akuzohen po ashtu për këtë dosje.

Për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet e dosjes, seanca u shty për disa orë dhe rinisi në 13:30.

Në dosjen prej 176 faqesh, Prokuroria e Posaçme thotë se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste.

kryemadhi

Lini një Përgjigje