TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 12:30

“Arrestimi i Çyrbjes vërtetoi se kemi qeveri të kriminalizuar, Paloka në Strasburg: Jemi në diktaturë

Shkruar nga Pamfleti

“Arrestimi i Çyrbjes vërtetoi se kemi qeveri të

Deputeti demokrati Edi Paloka, ka protestuar sot para Parlamentit Europian. Ai tha se synimi i tyrë është sensibilizimi i ndërkombëtarëve për situatën në vendin tonë.

Paloka u shpreh se arrestimi i ish-deputetit socialist Çyrbja vërtetoi se qeveria mbahet peng nga krimi i organizuar.

“Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri.

Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.

Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve.

Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata”, tha Paloka.

Lini një Përgjigje