TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 11:41

Rama kërcënon sipërmarrjet: Deklaroni pagat, do marrim masa drastike

Shkruar nga Pamfleti

Rama kërcënon sipërmarrjet: Deklaroni pagat, do marrim masa

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sipërmarrjeve të deklarojnë pagat e punonjësve, pasi në të kundërtën do të merren masa drastike.

Ai theksoi se taksat duhet të paguhen me domosdoshmëri, pasi pensionitët duhet të përfitojnë për shkak të kontributeve që kanë dhënë.

Sakaq, Rama shtoi se në fund të vitit, pensionistëve do i japin bonusin që i takon, pasi do të ndryshojë si strukturë.

“Si mund ne të vazhdojmë, ndërkohë që këtu Shqipëria është në invazion nga turistët e huaj, ne të jemi vendi që ka më pak akomodim për numër se turistë. Mua nuk më figuron që rrugët e Shqipërisë janë me turistë të huaj që flen jashtë. Unë vetë nuk i kam parë. Por ku flet këta? Nuk figurojnë as në hotele dhe as në shtëpitë që japin këta. Prandaj një gjë dua të përcjellë një mesazh, nuk duam të bëjmë një operacion represiv, por sipërmarrja ta marr mesazhin shumë qartë. Po të shohim sa janë rritur fondet, Shqipëri ka bërë shumë progres dhe nga kjo rritje ekonomike po përfitoni ju të parët. Po përfitojnë patjetër, po përfitojnë të gjithë nga investimet që po bën shteti, por nuk po përfitojnë pensionistet që kanë dhënë kontributet.

Ne do të bëjmë tonën padiskutim, njëra që të ndajmë buxhet më shumë për pensionistet dhe tjetra do paguajmë taksat. Është vetëm transferim, çdo firmë për sigurimet shoqërore tregon që një x pensionist do të marrë pensionin e vetë, sepse punonjësja x pagoi detyrimet shoqërore. Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë lekë pagë që nuk ekziston fare, ju premtoj që do të kthehet mbrapsht deklarimi. Nëse nuk e reflektojmë këtë gjë, do të përballeni me të njëjtën situatë që u përballën hajdutët e energjisë elektrike. Kështu që merreni seriozisht se deklarimi i pagës do të jetë serioz.

Megjithatë, ne jemi duke studiuar dhe mundësinë, si vendet nordike që ta shohim mundësinë se kush paguan se çfarë, publikisht. Nuk janë fare kërcënime dhe presione, janë thjesht transparencë për ti dhënë përgjigje pensionistëve se çfarë do të bëhet me ta. Besoj që do i japim përgjigjen që ata presin, duke filluar nga ky fundvit, ku bonusi do të ndryshojë si strukturë dhe do u japim atë që i takon”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje