
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK foli lidhur me dosjen ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta.
Lidhur me akuzat e takimeve në shtepinë e saj me biznesmenë, Kryemadhi tha se në atë shtëpi ka hyrë edhe Rama edhe Berisha, edhe Basha edhe Veliaj.
“Shtëpinë për SPAK që më akuzon. Nuk e kam unë atë shtëpi. Pirro Xhixhon nuk më kanë pyetur. Në shtëpinë time ka qenë ai por nuk e ka përshkruar, në atë shtëpi ka hyrë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Erion Veliaj. Në shtëpinë time ka hyrë kushdo, pse ca jam unë njeri pa njeri.
Në shtëpinë time kanë qenë edhe biznesmenë. Kam ndihmuar çdo njëri. Biznesmenë, politikanë, njerëz të thjeshtë, kushdo që do të më kërkojë ndihmë do ta bëj. Është turp, ne njihemi me njëri tjetrin”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje