Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka humbur toruan përballë gazetarëve pas daljes nga GJKKO për akuzat ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta.
Ajo akuzoi prokurorët dhe e cilësoi drejtësi të inkriminuar, teksa seanca për të, Ilir Metën, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun u shty për në 13:30 pas tensioneve në sallë.
Monika me një fjalor rruge, ofendoi prokurorët, duke thënë se drejtësia është e kastruar e Edi Ramës.
“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë show politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.
Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.
Sa i përket tensioneve në seancë mes zotit Meta dhe prokurorëve, Kryemadhi tha se nuk kishte kërcënime nga ana e kreut të Partisë së Lirisë.
“Ilir Meta, për mua, sikur e përkëdheli, jo sikur e kërcënoi,” tha Kryemadhi.
Ajo hodhi akuza edhe mbi prokurorët, duke thënë se duhen parë biletat e avionëve dhe udhëtimet e tyre, përfshirë operacionet e grave, për të kuptuar sa të ndershëm janë. “Edhe këtyre prokurorëve që sillen si të ndershëm, t’u shihen biletat e avionëve dhe hotelet, madje edhe operacionet e grave dhe të dashurave që kanë,” përfundoi Kryemadhi.
Më pas Kryemadhi, nuk la pa sulmuar prokurorët e SPAK, duke i quajtur vegla të Edi Ramës.
“Sapo pash 3 musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajhën dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në sallë gjyqi. Pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, ku të gjithë jeni dëshmitarë që meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa identifikim dhe me kallashnikov.
Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që janë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la kohë 3 orë për t’u njohur me provat. Dosjen që të gjithë ju keni shpërndarë nëpër media, që në fakt, qoftë prokuroria apo qoft gjykata kanë shkelur nenin 279 të kodit të procedurë spenale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Kjo godina këtu nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut, propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës.”, tha Kryemadhi, me tone aspak normale.
Lini një Përgjigje