TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 13:36

Rinis gjyqi për dosjen 'Meta', mbërrijnë në GJKKO Monika Kryemadhi dhe Pirro Xhixho

Shkruar nga Pamfleti

Rinis gjyqi për dosjen 'Meta', mbërrijnë në GJKKO

Ka rinisur gjyqi në GJKKO ndaj kreut të PL Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, ish-kreut të AKEP Piro Xhixho dhe Ema Çokut.

Gjyqi në GJKKO nisi në orën 9:30 minuta por u ndërpre për të rinisur në orën 1:30.

Në ambientet e GJKKO ka mbërritur Monika Kryemadhi, e cila pas daljes nga GJKKO kur u ndërpre seanca hodhi akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Edhe Pirro Xhixho, një prej të akuzuarve nga SPAK dhe me masën “arrest shtëpie” ka mbërritur në Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Xhixho, babai i deputetes së PL Erisa Xhixho është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në kohën që ka qenë kreu i AKEP.

Lini një Përgjigje