TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 10:25

Meta ofendon Dumanin, ndërpritet seanca për ish-presidentin në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Meta ofendon Dumanin, ndërpritet seanca për ish-presidentin në

Është ndërprerë seanca në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën pasi ky i fundit ka ofenduar kreun e SPAK Altin Dumani në sallën e gjyqit.

Burime bëjnë me dije se Meta është përplasur ashpër me prokurorët e SPAK dhe ka hedhur akuza ndaj Altin Dumani dhe prokurorëve Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Seanca gjithashtu është ndërprerë edhe për Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë. 

I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Mësohet se seanca do të rifillojë në 13:30, ndërsa avokatët kërkojnë të njihen me provat.

Ilir Meta shkoi rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë. Ish presidenti u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Lini një Përgjigje