
Pra duket se kryeministri flet vetëm atëherë kur i preken interesat...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Në koferencën për shtyp me shefen e KE Urusla Von Der Leyen ai u pyet mbi prangosjen e Metës. Por Rama, këtë herë vendosi të shmangej, duke thënë se nuk bën komente dhe rasti i takon drejtësisë.
“Jo thjesht për faktin që unë ansjëher nuk bej komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por për faktin që kur kemi nisur reformën dhe ajo ka filluar të zbatohet as unë dhe as forca politike që unë drejtoj, nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështje të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ja vlen të bëhet ndonjë koment katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Për rastin konkret i takon vetëm drejtësisë”, tha ai.
Pra duket se kryeministri flet vetëm atëherë kur i preken interesat, si te rasti i Salinajit. Po ashtu edhe kur arrestohen të vetët, i mbron deri në fund dhe pastaj i lëshon.
Ilir Meta u arrestua për 3 akuza, atë të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe korrupsionit. Bashkë me të nën akuzë është dhe Monika Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. SPAK ka siguruar prova se Meta ka abuzuar me rastin e dosjes CEZ-DIA. Po ashtu ka pasur abuzime me shtrimin e fibrave optike.
Janë zbuluar fshehje të pasurisë dhe po ashtu në dosje tregohen shpenzime luksi nga ana e tyre, pra të cilat nuk justifikohen.
Meta është aktualisht në Gjykatën e Posaçme, për tu njohur me masën e sigurisë. Seanca nis fillimisht në mëngjes, por u ndërpre sepse Meta sulmoi prokurorët. Në orën 13.30 nis prap dhe është duke vijuar.
Lini një Përgjigje