TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 17:23

"Kushdo që ka pasur poste të larta do përballet me drejtësinë", Shehaj: Të japin sqarime para SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Kushdo që ka pasur poste të larta do përballet me

Deputeti Agron Shehaj ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai tha se Shqipëria ka qenë dhe është një nga vendet më të korruptuara në Europë.

Shehaj u shpreh se në një vend normal, kushdo qoftë i cili thirret nga Prokuroria duhet të shkojë dhe të japë sqarime.

“Nëse edhe ata që sot po abuzojnë me pushtetin, duke nisur nga Kryeministri, do të mund të flisnim për mbylljen e kapitullit 35 vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha Shehaj për “News 24”.

Deputeti Shehaj tha gjithashtu nuk ka asgjë për t’u çuditur lidhur me arrestimin e Metës, pasi kushdo që ka pasur një post të lartë, duhet të dalë para drejtësisë, nëse kjo e fundit ka dyshime për korrupsion apo shkelje të tjera.

“Janë me qindra Kryeministra që janë hetuar për korrupsion kudo në Perëndim. Rreziku që ne hasim në Shqipëri është që të mos ndodhë që të goditet vetëm opozita dhe në anën tjetër, mazhorancës mos t’i ndodhë asgjë”, u shpreh Shehaj.

Ai ka komentuar edhe arrestimin e Jurgis Çyrjas, ish-deputetit të PS-së, ndërsa u shpreh se është shumë domethënës.

“Kemi qasjen se si nxirret para drejtësisë një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Në rastin e arrestimit të Çyrbes iu dha koha të dorëhiqej, u arrestua në një ambient privat, ndërsa në anën tjetër kemi ato pamjet e arrestimit të Ilir Metës”, tha Shehaj.

Lini një Përgjigje