
Gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masat e caktuar të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut. Për Pirro Xhixhon pati ndryshim të masës nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, Monika Kryemadhi tha se GJKKO vendos atë që kërkon SPAK. Ajo akuzoi drejtësinë se po e bënë këtë gjë për të ndaluar kandidimin e saj të Metës dhe Xhixhos në zgjedhjet e ardhshme.
Në pyetje me gazetarët, Kryemadhi mohoi akuzat dhe e quajti procesin gjyqësor ndaj saj dhe ish-bashkëshortit si një farsë.
“Gjykata vendos ca të thotë Prokuroria. Për Pirro Xhixhon u la detyrim paraqitje, sepse është i sëmurë. E gjitha është që të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme Eris Xhixho, Monika Kryemadhi e Ilir Meta. Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion. Edhe vila që u tha është një vilë që nuk e kam porositur”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje