TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 17:42

"Duhen dy për një tango"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti ke zgjedhur krimin e organizuar, Hajrin dhe Avdylajt!

Shkruar nga Pamfleti

"Duhen dy për një tango"/ Bardhi i përgjigjet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës para Parlamentit Europian.

Bardhi i është përgjigjur komenteve që kryeministri bëri gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, ku Rama tha se “duhen dy për një tango thotë një fjalë, nëse nuk ka një dyshe për një tango, atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE”, ndërsa shtoi se qeveria do të vazhdojë me detyrat e saj për të anëtarësuar vendin në BE.

Ndërkohë Bardhi shkruan në “X”, se opozita ka vendosur të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptar muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe garanton mirëqenien e tyre.

Bardhi theksoi se “duhen dy për një tango dhe ti ke zgjedhur dyshen tënde: krimin e organizuar”. Deputeti përmend edhe rastin e Altin Hajrit që dikton listën e deputetëve, duke iu referuar rastit të ish-deputetit socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja, Avdylajt ndërsa i kujton gjendjen e vendit.

“Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën”, u shpreh Bardhi.

“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre”, shkruan Bardhi në rrjetin social “X”.

 

Lini një Përgjigje