
Përveç Ilir Metës, duket se toruan e ka humbur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e cila në një deklaratë para mediave, pas vendimi të gjykatës, tregoi edhe përplasjet me avokatin e Metës.
Monika Kryemadhi deklaroi se avokati Genc Gjokutaj nuk po e bën si duhet punën e tij dhe se duhej të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për të.
“Tani unë spao i thash avokat Gjokutajt se ti je në avokat jo serioz. Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo u shpreh se bashkimi i çështjes së saj me atë të Metës është një absurditet, sipas saj dhe duhej të ishin ndarë.
“Janë absurditete akuzat që i kanë ngritur. Ia kërkova dhe Prokurorisë, çështja duhet të ishte ndarë. Në një sallë ishte për të na provokuar dhe për show”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje