TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 11:32

Drafti i Asociacionit; hilja fshihet në Kosovë, Rama ishte vetëm korrier i SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
Drafti i Asociacionit; hilja fshihet në Kosovë, Rama ishte vetëm
Edi Rama

Indrit Vokshi, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar draft-propozimin e kryeministri shqiptar dhe situatën e përplasjeve mes Rama-Kurti.

Vokshi thekson se situata nuk është siç paraqitet dhe se hileja e këtyre trazirave dhe sherreve mund të fshihet në Kosovë.

Ai thekson se Shqipëria propozoi një draft të Washingtonit dhe kryeministri Edi Rama ishte vetëm korrieri në këtë rast.

"Jo propagandë kundër Shqipërisë
Drafti i Edi Ramës për asosacionin ishte draft i ShBA - Rama u përdor si korrier. Draftin e kritikuan Vuçiqi dhe Kurti. ShBA nuk e kritikoi draftin.
Prandaj Albin Kurti nuk duhet të frymëzojë propagandë anti-Shqipëri. Se Amerikën po e quajnë "vegël të Serbisë" që mbron "kërkesat e Beogradit" (shpifje).
Shqipërinë kanë nisur ta quajnë tradhëtare pse paraqet kërkesat e Amerikës. Iu kanë dalë me hile Amerika e Shqipëria.
Shihni se hilen mund ta keni brenda në Kosovë. Nuk ka faj as Amerika as Shqipëria pse për 15 vjet, celula e Kurtit e kanë quajtur asosacionin tradhëti dhe tani kur i duhet ta nënshkruajnë, kanë frikë se iu shkatërrohet karriera.
Kopilia për të akuzuar "se tradhëtia iu ka ardhur gjithmonë nga Tirana" e njëlloj po na vjen edhe tash, smund të përdoret vendpavend. Është manipulim i neveritshëm me historinë i celulës Kurti.
Se psh kur hynë brigadat nga Shqipëria në 1945, Shaban Polluzhen e kishin rrethuar brigadat jugosllave të komanduara nga Shaban Haxhia e Ali Shukria e Malë Sadiku me ushtarë të Gjakovës e Prizrenit. Nuk ishin nga Tirana. Ndaj them shihni se e keni brenda në Kosovë hilen.
Edhe sot, është kush është Edi Rama, ne e dimë, por Shqipëria propozoi draft të Washingtonit, jo të Moskës. A duhet që Shqipëria të rreshtohet kundër ShBA për interesa karriere të Kurtit? Jo. Shqipëria ka detyrë të jetë lojtare politike e tavolinës politike, jo ta bazojë qëndrimin tek kënga me çifteli.
Duhet të urojmë që Kosova të ketë udhëheqje me kapacitet për të qenë lojtarë që e dëmtojnë shtetin sa më pak.", shkruan Vokshi.

asociacioni kosova rama shba

Lini një Përgjigje