Ditën e nesërme në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare. Një grup deputetësh bënë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë, ku fokus i diskutimit do të jenë zgjedhjet për kryetar të PD-së.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik. Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date.
Njoftimi për mbledhjen e Kryesisë së PD-së:
Të nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.
Anëtarët Kërkues:
● Taulant Zeneli
● Endri Hasa
● Gazmend Koduzi
● Taulanda Jupi
● Kreshnik Çollaku
● Xhemal Gjunkshi
● Gentian Gaba
Lini një Përgjigje