Deputetja e re e Kuvendit, Briseida Çakërri ka bërë betimin e saj në Kuvend pas dorëheqjes së Bruna Mersinit e cila do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës.
“I jepet mandati i deputetit nga lista shumëemërore e PS, Briseida Çakërri”, tha zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
“Ftoj deputeten e re për të bërë betimin”, shtoi ajo.
Çakërri zëvendëson Bruna Mersinin, e cila ka lënë mandatin për t’u futur në garën për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Vlorës, që do të zhvillohen më 9 nëntor.
Në mbledhjen e KQZ-së të mërkurën, Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja me më shumë vota në listën e kandidatëve të 11 majit.
Lini një Përgjigje