TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 07:53

Rama sheh "ëndrra me sy hapur" në Berlin: Me Diellën korrupsioni në administratë është zhdukur

Shkruar nga Pamfleti
Rama sheh "ëndrra me sy hapur" në Berlin: Me Diellën
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, në Gjermani ka folur  për mënyrën sesi Shqipëria po përdor inteligjencën artificiale (AI) për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe për të luftuar korrupsionin në administratën publike.

Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka nisur një projekt inovativ në bashkëpunim me OpenAI dhe Microsoft, që synon të transformojë mënyrën e funksionimit të administratës dhe të garantojë më shumë transparencë.

Kryeministri tha në Berlin se korrupsioni në nivelet e para të administratës është “praktikisht zhdukur”, por sfida tani mbetet në prokurimet publike.

“Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Europën Jugore, pëqrfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një gërgim për tí hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ynë ligjor. Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është  kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.”, ka deklaruar Rama.

rama kurrupsioni është zhdukur

Lini një Përgjigje