
Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka dhënë një mesazh të ashpër ndaj disa kolegëve të saj opozitarë. Ajo shprehet se disa prej tyre marrin tenderë nga qeveria, teksa nga ana tjetër shesin moral.
Çupi shkruan se opozita nuk është strehë për të përfituar nga ata demokratë që bëjnë ortakëri me qeveritarët.
“Kanë 13 vite “opozitarë”, por jetojnë si mazhorancë. Tenderët i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita. Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar. Demokratë ortakë me qeveritarë, pallate me bashkiakë, me partiçka si kërpudha mbas shiut e shesin moral. Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin”, thotë Dhurata Çupi.
Argumet shume i sake, per nje opozite qe bene ortaklliqe, ne kurrize te votueseve shqiptare, si dhe listes se mbyllur te deputeteve opozitare. Qe me demek perfaqesojne. opiziten ne parlamet.