TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 17:26

Vijojnë largimet nga kampi i Berishës, ish-kryetarja e PD në Sarandë i bashkohet PS-së; merr post në bashki

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë largimet nga kampi i Berishës, ish-kryetarja e PD në

Një tjetër demokrate është larguar nga radhët e opozitës. Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo, i është bashkuar Partisë Socialiste.

Manjola Nikollo ka dhënë dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës më 11 maj.

Nikollo mësohet se është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar ditën e djeshme.

Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se edhe ish-deputetja Zheni Gjergji po ashtu i është bashkuar socialistëve, pasi u emërua drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Lini një Përgjigje