TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 16:30

Raporti i ODIHR doli, çfarë do të bëjë tani Berisha?

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i ODIHR doli, çfarë do të bëjë tani Berisha?

A do të ketë analizë brenda PD për disfatën më 11 maj?

OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin final për zgjedhjet e 11 majit, duke rihapur jo vetëm debatin mbi menaxhimin e zgjedhjeve, por edhe të situatës në PD.

Partia Demokratike dhe koalicioni i drejtuar prej saj “Aleanca Shqipëria Madhështore” pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 majit. Diferenca mes demokratëve të Sali Berishës dhe socialistëve të Edi Ramës është mbi 30 mandate deputetësh në favor të PS-së, ose mbi 250 mijë vota në favor të së majtës.

Berisha nuk i njeh zgjedhjet, duke pretenduar se u vodhën dhe u manipuluan. Përmes kësaj alibie ai ka shmangur largimin nga kreu i PD. Kur largoi Bashën, Berisha ndryshoi një nen të futur prej tij, i cili lejonte kryetarin të rikandidonte.

Për të qenë më të saktë, është pika 8 e nenit 46, ku vetë Berisha e ndryshoi. Në të thuhet: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”

Dhe ky nen që vetë Berisha e ka propozuar, miratuar dhe për të cilin ka debatuar gjatë edhe me të tijtë për ta bërë pjesë të statutit, deri më tani nuk është zbatuar.

Alibia e Sali Berishës dhe e rrethit pranë tij ka qenë se analiza brenda PD për të përcaktuar përgjegjësitë do të bëhet pasi të dalë raporti i ODIHR. Raporti sot doli dhe nuk ka ndonjë ndryshim nga ai paraprak.

ODIHR ka gjetur pa fund parregullsi, por ka edhe elemente të tjera që e majta i lexon pozitivisht. Tani që ky raport doli dhe debati i zgjedhjeve mbyllet këtu, shtrohet pyetja: çfarë do të bëjë tani Berisha? A do të kemi një analizë për të ndarë përgjegjësitë, pasi nëse vijohet me avazin se “na i vodhën zgjedhjet”, Ramën do ta kemi kryeministër edhe pas 4 vitesh.

Zërat kritikë janë shtuar. Vetëm dy ditë më parë, Besart Xhaferri bëri një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se retorika se zgjedhjet e 2025-ës janë vjedhur, duhet të vërtetohet nga Berisha; në të kundërt, ai nuk mund të udhëheqë më opozitën.

Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës. Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarkie, nuk është radha ime”, tha deputeti.

Të shohim se si do të jetë situata në PD, por Berisha po e bën të qartë se nuk ka ndërmend të largohet. Në pranverë do të kemi zgjedhje për kryetarin dhe ai po e bën të qartë se do të rikandidojë. Madje sot hodhi dhe tezën e protestave, duke u dërguar mesazh kritikëve se fajtor është Rama dhe ai nuk ka pse të largohet. /Pamfleti

Raporti i ODIHR doli, çfarë do të bëjë tani Berisha?

6 Komente

  1. ?
    ?

    Berisha mirë do bënte si fillim të deklaronte sa u pagua LaCivita për fushatën e tij dhe të bëjë transparente pagesat. Pastaj e mira do ishte të jepte dorëheqjen nga kryetar partie.

    1. E
      Edvinov Ramovic

      C’fare duhet te thote me shume raporti i OSBE-ODIR-rit?? ZGJEDHE me SHANTAZH ZGHEDHJE me BLERJE ZGJEDHE me INTIMIDIM ZGJEDHE me ADMINISTRATE SHTETERORE ZGJEDHE me B A N D A KRIMINALE ZGJEDHE me MASHTRIM Eahh…??!! E sa per Berishen,asht ne doren e demokrateve te zgjedhin kryetarin e tyre. Kolera PS e Shqiperise luftohet me helm te forte. E keqja hiqet e te keqe!!

      1. T
        Toni

        Meso te shkruash ne rregull para se te postosh ketu.

        1. A
          Argita

          Hahaha huhuhu, I madh . Je nje nga shkrimtaret më te medhenj te kombit, bile, më I madh, se Berishovici.

      2. T
        Tironci

        Me sa duket ODHIR priti derisa te mbaronte afati I deklarimit te financimit te fushatave dhe aty u pa qe shume perfshi ketu me sa duket dhe monstren nongrata nuk kane raportuar shpenzimet. Keshtu qe ASPAKU duhet ta therresi tani monstren dhe ta detyroje ose hetoje kontraten e LaCivites.

        1. U
          Universi shpresa ime

          Deri sa të ekzistojn listat e mbyllura nuk do ket drejtësi në zgjedhje. parlamenti ka koh që ësht çerdhe hajdutash. SalíMutaj FatmirGërdeci LikeFloriri Paloqja deri sa të vdesin aty do ti keni.

          Lini një Përgjigje