
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj tha se do të ulet në tryezën për komisionin për reformën zgjedhore vetëm nëse të pranishme do të jenë dhe përfaqësues të partive të vogla.
Shehaj deklaroi se nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazareve. Ai shtoi se do të krijohen kushte për të gjitha partitë e vogla.
“Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja. Mediat na futën në pazare pa e ditur fare. Unë mora Eraldin dhe e pyeta; ke diskutuar gjë ti?! Ndaj kam ardhur sot, ky është qëndrimi im publik. Eraldi më konfirmoi se nuk kishte asnjë Pazar. Na kanë bërë pjesë e pazarit. S’do të ishte pjesë e pazarit nëse nuk krijohen kushte për të gjitha partitë e vogla. Ne jemi të lumtur që të ulemi dhe të bëhemi pjesë e të dyja komisioneve, por duhet të jenë të gjitha partitë politike. U takon të gjithëve”, tha ai për “News 24.
Lini një Përgjigje