TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 15:14

Lëvizje në qeveri/ Ndryshime në Ministrinë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje në qeveri/ Ndryshime në Ministrinë e Arsimit,

Qeveria ka bërë ndryshime të tjera në strukturat drejtuese të Ministrisë së Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë. Me vendime të reja të Këshillit të Ministrave, janë firmosur disa lirime dhe emërime që prekin drejtues të institucioneve të rëndësishme në varësi të këtyre ministrive dhe në nivel zv/ministrash.

Arta Dollani është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Dollani, e cila kishte drejtuar këtë institucion për disa vite, largohet nga posti në një kohë kur qeveria po ristrukturon disa agjenci nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit.

Në vendimet e reja, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit; ndërsa Elda Xhumari merr postin e zëvendësministres së Mjedisit. Lëvizjet përfshijnë edhe Ministrinë e Bujqësisë, ku Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

1 Komente

  1. O
    O pika qe s'u bie

    ZEVENDET MINISTRAT RAMA I KA PER RESTO NE QINDARKA. NUK KANE ASNJE VLERE PA LE QE NE NUK DIME CILET JANE MINISTRAT QE NUK I KA DEGJUAR NJERI TE THONE NJE FJALE.

    Lini një Përgjigje