TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 20:43

Raporti i ODIHR për 11 majin, Celibashi: Pse forcat e reja politike nuk po gjejnë hapësirë

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i ODIHR për 11 majin, Celibashi: Pse forcat e reja politike nuk po

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur raportin e ODIHR për zgjedhjet, duke u ndalur edhe tek partitë e reja.

Gjatë intervistës, Celibashi tha se sistemi aktual nuk është shumë favorizues për partitë e reja, ndërsa shtoi se ky problem nuk është vetëm në vendin tonë.

Jo vetëm këtu në Shqipëri por edhe në realitet ku standardi i demokracisë është më lart se ne ekziston kjo problematikë, ku të vjetrin më vështirë i hapin rrugë të rinjve. Është gjithmonë kjo pamundësia e forcave të rejave politike që të gjejnë hapësirën e tyre”, tha ai në Abc.

Celibashi shtoi se zgjedhjet e fundit kanë qenë të standartit europian dhe prodhuan rezultat legjitim pavarësisht se kundërshtohen nga opozita.

“Nuk kam dashur ta fsheh dhe nuk shoh arsye për të treguar modesti hipokrite. Po të shohësh mesazhin që kam përcjellë publikisht synon të tregojë tjetër gjë. Gjithsecili prej nesh që kemi lidhje me procesin zgjedhor shohin veten e tyre në këtë raport dhe secili prej nesh ka leximin e tij. Ajo që ka më shumë rëndësi në gjykimin tim është çfarë do bëjmë me të ardhmen në raport me cfarë ka ndodhur.

Këto zgjedhje kanë qenë të një standarti europian, dhe pse duket politizuese ku ke përballë një qëndrim të opozitës së vendit. Me gjithë vlerësimin për atë që përfaqëson opozita, nuk hezitoj të konfirmoj që tej problemeve që ka fotografuar ODIHR, zgjedhjet kanë prodhuar një qeveri që gëzon legjitimitet dhe rrjedhojë e vullnetit të votuesit. Nuk mund ta them nëse ka një farsë, nuk mund ta pranoj.”-u shpreh Celibashi. 

Lini një Përgjigje