TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 21:33

Raporti i ODIHR për 11 majit, Lubonja: Tregoi problematikën e “partisë-shtet”, ja çfarë i dha avantazh Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i ODIHR për 11 majit, Lubonja: Tregoi problematikën e

Analisti Fatos Lubonja ka folur mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të publikuar sot.

Lubonja tha problematika kryesore e procesit zgjedhor në vend lidhet me dominimin e një “partie-shtet” që kontrollon institucionet.

Sipas analistit, raporti i ODIHR evidenton disa shqetësime thelbësore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në barazinë e garës.

Përdorimi i administratës, presioni ndaj administratës, përdorimi i parave të pushtetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar  këto e ndryshojnë balancën në zgjedhje.”-tha Lubonja.

Analisti u shpreh se problemi kryesor nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra si pushteti politik e përdor sistemin në favor të vet:

Problemi sot nuk është Kodi Zgjedhor. Ka pasur avantazh Rama edhe me kodin zgjedhor këtë herë, pasi hoqi koalicionet. Gjithsesi, po ja veshim kodin të dy partive të mëdha.”

Duke folur për rolin e partive politike, Lubonja theksoi se përgjegjësia për deformimin e garës nuk ndahet në mënyrë të barabartë midis forcave kryesore: “Për t’i rënë shkurt, unë anoj më shumë nga zgjedhje që kontrollohen nga një parti-shtet, dhe manipulimi vjen nga kjo parti që kontrollon të gjitha institucionet. Ka një parti shtet që ka një rezultat me 83 deputetë, ndërkohë që është në mandatin e katërt  këtu është problemi.”

Sipas tij, Partia Socialiste mban përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale politike, ndërsa raporti i OSBE/ODIHR, megjithëse e prek këtë çështje, “nuk e pasqyron në shkallën reale të problematikës”.

 

 

 

 

 

 

 

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Zgjedhjet ishin konfirm standartit evropian. Forcave politike nuk eshte e qarte sa u lejohet te bejne premtime financiare elktorale ose dhe perfitime financiare. Nqs se ne fushate eshte nje palo parti e non grates qe premton rroga minimale 1000 euro ose pensione minimale 200 ose 300 euro ode dhe premtime per falje borxhesh e gjobash nuk ke si te besh me faj partine ne pushtet nqs se i ben ralitet ato dhe ja heq kete potencial tjetrit qe pretendon pushtetin. Saliu para se te ankohet duhet te kuptoje se nuk i lejohet te beje premtime elektorale te tilla keshtu qe mos ta provoje kete marifet perseri ne 2029.

    Lini një Përgjigje