TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 17:16

Dhuna shtazarake në Krujë, Berisha: Akt kriminal i fisit Rraja, do marrin atë që meritojnë

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna shtazarake në Krujë, Berisha: Akt kriminal i fisit Rraja, do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunën barbare të ushtruar në Krujë nga fisi Rraja kundrejt atyre Maja, ku e ka quajtur si dhunë shtazore.

Berisha ka shprehur solidaritetin me dy të lënduarit, Bilbil dhe Jashar Maja dhe dënon krimin e bandës qeveritare të Rrajës. Sipas tij, drejtësia vonon por nuk harron krimet e shëmtuara të tyre.

“Dhunë shtazore në Borizanë të Krujës e Xhelal dhe Flamur Rrajës, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Të dashur miq,

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat. Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara”, shkruan Berisha në Facebook.

sali berisha dhune kruje

Lini një Përgjigje