TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 16:47

Kurti i mbylli derën, Rama vijon me “thumbat”: Nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin

Shkruar nga Pamfleti

Kurti i mbylli derën, Rama vijon me “thumbat”: Nuk shkova

Kryeministri Edi Rama nisi dje një tur takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai u ndal në Shkup, ku edhe aty goditi kryeministrin e Kosovës. Më pas shkoi në Prishtinë dhe Albin Kurti nuk e priti në takim. Ai i mbylli derën dhe Rama u takua vetëm me presidenten dhe kreun e Kuvendit.

Sot Rama shkoi në Malin e Zi. Gazetarët e pyetën gjatë konferencës me Abazoviç mbi këtë refuzim dhe Rama ka vijuar me “talljet” e tij.

Unë nuk shkova në Prishtine për tu martuar me albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal e aq më pak problem me kryeministrin e Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovës do jetë i ftuar. Dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje