TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 16:36

Rama nuk kursen Kurtin as në Podgoricë: Do t'i kundërvihemi kujtdo që ushqen sherr, boll me heroizma!

Shkruar nga Pamfleti

 

Rama nuk kursen Kurtin as në Podgoricë: Do t'i kundërvihemi
Rama dhe Abazoviç në konferencë shtypi

 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, edhe gjatë ndalesës së tij në Podgoricë.

Në kuadër të turit rajonal Rama u ndal në Malin e Zi dhe gjatë një konference shtypi me homologun Dritan Abazoviç, Rama nuk u kursye ndaj kreut të qeverisë së Kosovës.

“Jo vetëm që nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë, por do bashkojmë forcat t'i kundërvihemi një situate sherri e konflikti. Ne duam që çdonjeri të ketë më shumë mundësi, më shumë punë dhe të ardhura dhe jo përralla dhe histori heroizmash. Heroizmat i përkasin të kaluarës. Nuk kemi nevojë për heronj, por për modele të reja që frymëzojnë të gjithëve se si të jemi më invoativë, kreativë apo efiçentë”, tha Rama.

Rama nisi dje një tur takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai u ndal në Shkup, ku edhe aty goditi Kurtin. Më pas shkoi në Prishtinë dhe Albin Kurti nuk e priti në takim. Ai i mbylli derën dhe Rama u takua vetëm me presidenten dhe kreun e Kuvendit. Gazetarët e pyetën gjatë konferencës me Abazoviç mbi këtë refuzim dhe Rama ka vijuar me “talljet” e tij.

Unë nuk shkova në Prishtine për tu martuar me albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, si kryeministër, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal e aq më pak problem me kryeministrin e Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovës do jetë i ftuar. Dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Rama tha se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para, dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar këtu situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

Është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë. Duhet të zgjerojmë hapësirat e veprimit. Jemi ekonomi shumë të vogla. Ne vërtet flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet e gazetarëve duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Për të luftuar me fantazmat e së kaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para. Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni Malin e Zi, dukej si fuçi baruti para pak kohësh, ja ku është sot një vend ku ka qetësi dhe ka një paqe të brendshme se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin se ishin të pasistemueshme kurrë. Minimumi i është rritur turizmi”, tha ai.

Lini një Përgjigje