TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 12:34

Turi ballkanik, Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës në Sarajevë!

Shkruar nga Pamfleti

Turi ballkanik, Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t;i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

Dhe, dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnja Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informauar atë cka ne duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë.”, tha Rama.

rama bosnje ambasade sarajevë

Lini një Përgjigje