Këto favore “de facto” kontrabandë me evazion fiskal, mashtrim e krim ushqimor me produktet masive, mafiozëve të firmës “Devolli”, në Serbi ia krijon Aleksandër Vuçiç, ndërsa në Shqipëri ia Edi Rama, të cilët po i trajtojnë dy shtetet e vendet si pashallëqe e çifligje të tyre private...
Tashmë nuk ka më Ballkan të Hapur, sepse u mbyll jo me dëshirën e Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, apo të Kovaçevskit e Abazoviçit, sepse ata ishin të qartë për qëllimet e kësaj nisme “të ndjerë”, por sepse ua “perëndoi yllin” Perëndimi.
Edhe pse Rama e pranoi publikisht dështimin, vazhdoi ta mohojë e ta zbukurojë në Shkup, duke thënë: - Ballkani i Hapur pati shumë sukses. Prej këtij projekti nuk erdhi asgjë e keqe, por vetëm përfitime nga bizneset rajonale, për të cilat shifrat e tregtisë flasin në rritje.
Zyrtarisht Ballkani i Hapur, pati 9 vendime qeverie e 3 akte normative, me 25 nisma ekonomike për transportin e lirë të mallrave pa pengesa doganore me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat nuk u zbatuan e tashmë quhen “letra pa vlerë”.
E vetmja arritje e Ballkanit të Hapur, është fakti që kompania mafioze serbo- kosovare “Devolli” (siç e ka quajtur edhe Erjon Braçe), vazhdon e fut në Shqipëri si në një “Han pa porta”, miell e grurë kancerogjen serbo-rus, qumësht pluhur serb e lëngje të konservuar, të cilët i reklamon si qumësht natyral e lëngje 100% fruta.
Psh., firma “Devolli” me administratorë Blerim e Shkëlqim Devolli dhe me ortakë Hashim Thaçin e Baton Baxhiun; deri pa hyrë në pazar me Edi Ramën, zotëronte 35% të tregut të grurit, miellit e lëndëve të para të brumit, 9% të tregut të birrës, 6% të lëngjeve e 4% të tregut të qumështit me ambalazh, për të cilat paguante 100% taksa në doganë, tatime, mjedis etj.
Ndërsa pas shpikjes së Ballkanit të Hapur dhe nën maskën e tij, firma “Devolli” po zotëron në Shqipëri 65% të tregut të grurit, miellit, misrit e lëndëve të para të brumit, 42% të tregut të birrës, 35% të lëngjeve dhe 60% të tregut të qumështit me autobotë e ambalazh serb, sepse nuk paguan akcizë birre dhe tarifa e taksa doganore, nën maskën e gjoja “tregut rajonal pa kufij” të Ballkanit të Hapur.
Por vetëm për bosët e firmës “Devolli” dhe vetëm në kufijtë e Serbisë dhe Shqipërisë, të cilët realisht fusin për bukë, prodhime brumi e ëmbëlsira, miell kancerogjen rus e serb.
Ky miell futet në Shqipëri me kartelë false sikur është me 12% proteina, sikur është prodhim i 3-4 viteve të fundit dhe gjoja me analiza ushqimore 100% të sigurta; ndërsa faktikisht është me 8-9% proteina, prodhim i 25-30 viteve më parë dhe i rrezikshëm për shëndetin.
Këto favore “de facto” kontrabandë me evazion fiskal, mashtrim e krim ushqimor me produktet masive, mafiozëve të shoqërisë “Devolli”, në Serbi ia krijon Aleksandër Vuçiç, ndërsa në Shqipëri ia Edi Rama, të cilët po i trajtojnë dy shtetet e vendet si pashallëqe e çifligje të tyre private.
Koha tregoi, se Ballkani i Hapur paska qenë edhe për të bërë miliarda oligarkët e shoqërisë kosovaro-serbe “Devolli”, të cilët po vazhdojnë të fusin në Shqipëri, mallra “mbetje” si në një “Han pa porta”./Pamfleti
Lini një Përgjigje