![]()
Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë në tetor.
Pas takimeve që kreu dje në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, kryeministri Rama do të jetë sot në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.
Ndërsa në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.
Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin Edi Rama i cili ndodhej në Kosovë.
Rama tha në një studio televizive se nuk interpreton qëndrimet e Albin Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.
“Për këtë duhet të pyesni Albinin, s’kam ardhur me mision të interpretojë qëndrimin e Albini. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi komunikuar ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt është e kundërta. Kam dashur takim që t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. Kam kërkuar nga Borrell, duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë. Punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama në "Klan Kosova".
Lini një Përgjigje