TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 21:51

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama i përmend sërish Kanunin Kurtit: Nëse dikush të troket në derë, duhet ta hapësh!

Shkruar nga Pamfleti

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”,

Kryeministri Rama në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se ende s’ka asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës se a do të mbahet takimi me kryeministrin Kurti.

Ai tha se edhe në momentet që po jepej intervista, kabineti i Qeverisë së Kosovës nuk i është përgjigjur kabinetit të Qeverisë së Shqipërisë.

Por mua më shqetëson fakti që edhe tani që flasim, ne ende s’e kemi marrë një përgjigje zyrtare e serioze nga një shtet serioz që ia kërkon zyrtarisht dhe të përgjigjet zyrtarisht Nuk kemi asnjë përgjigje sepse s’kemi pasur mundësi të kemi përgjigje zyrtare. Të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur sio e kemi bërë ne kërkesën. Edhe tani që flasim s’ka qenë e mundur të kontaktohet kabineti”, tha Rama në Rubikon.

Më tej, ai foli edhe për Kanunin, ku e përdori si shprehje gjatë një konference në Maqedoni të Veriut sot.

Edhe ajo e Kanunit nuk është pa vlerë, sepse është bazë e traditës tonë. Ne krenohemi gjithandej që “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Dhe kur thuhet “miku”, nuk thuhet vetëm miku që ti fton, por ai që troket në derë, të cilin ti mund mos ta njohësh ose edhe hasmi yt”, shtoi ai.

Dhe ti je i detyruar ta hapësh derën dhe ta presësh, pavarësisht se është një prani që t’i nuk e dëshiron dhe në këtë sens, edhe kaq mjafton për të mos krijuar shfaqje të tilla”, tha Rama.

Më tej, Rama tha se Kurtit i ka bërë aq shumë kërkesa për takimin e sotëm sa “as në rininë time s’i kam shkuar mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa”.

rama kosove

Lini një Përgjigje