TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 19:20

Kurti e refuzoi, Rama: Nuk kam homologun, s’bëjmë dot konferencë shtypi

Shkruar nga Pamfleti

Kurti e refuzoi, Rama: Nuk kam homologun, s’bëjmë dot

Shanset për një takim mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit duket se janë venitur.

Pas takimit me Glauk Konjufcën, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur gazetarëve se nuk bën dot konferencë shtypi pasi nuk ka homologun. “Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”, iu shpreh Rama gazetarëve teksa dilte.

Ndërsa pyetej për ndonjë koment për Kurtin, Kryeministri Rama nuk u përgjigj.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ishte në pritje të konfirmimit të një takimi me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Deri tani Kurti e ka injoruar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë takim.

Lini një Përgjigje