TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 16:04

Si ta ndalim emigrimin? Arlind Qori ironizon Ramën: Bujqit të mos dalin nga fshati, trafikantët të marrin pasaporta diplomatike

Shkruar nga Pamfleti

Si ta ndalim emigrimin? Arlind Qori ironizon Ramën: Bujqit të mos

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Alrind Qori ka dal në mbështetje të protestës së studentëve të Mjekësisë. Qeveria ka vendosur të bllokojë diplomat për ta.

Por Qori ka bërë ironi me masat e qeverisë. Sipas tij, mënyra për të ndalur emigrimin është të bllokohen diplomat, të merren me polici kamarierët dhe trafikantëve tu jepen pasaporta diplomatike për të investuar në Shqipëri.

Si ta ndalim emigrimin e të rinjve? - pyet Edi Rama.

- Studentëve të mjekësisë nuk u japim diplomën pa punuar pesë vjet në shtet.

- Inxhinierët i tarifojmë 5000 euro sa herë kalojnë kufirin.

- Kamerierët, banakierët, recepsionistët dhe kuzhinierët i mbledh policia që qershor dhe i çon të punojnë në bregdet deri në shtator.

- Vendosim pasaportizimin e brendshëm për bujqit, që të mos largohen nga fshati pa lejen e patronazhistit.

- Japim pasaporta diplomatike për trafikantët e drogës, se janë të vetmit që duan t'i investojnë fitimet në Shqipëri.

- Lëvizja e lirë jashtë shtetit lejohet vetëm për të moshuarit mbi 70 vjeç”, shkruan Qori.

qori rama emigrimi

Lini një Përgjigje