Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Shkupi është pyetur në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur nëse ky i fundit e dëmtoi apo jo Kosovën.
Rama u shpreh se jo nismë vetëm të mira i ka sjellë Rajonit e se 1000 herë të kthehej pas do ta ribënte.
“Pyetjen e bën sikur kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit? Cilat janë të mirat? Merrni dhe shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe mos harroni që çfarë është nuk zhbëhet. Nuk e kuptoj sesi ka dyshime për të kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë dhe gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar. Të anatemojmë njëri-tjetrin për të zbuluar se kush është patrioti i vërtetë. Këto janë... Gjergj Fishta kishte një fjalë për to; dokrra hini. Për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, do flas atje se do jem atje. Kush nuk ka marrë pjesë ka bërë gabim për vetën e tij, por nuk është Ballkani i Hapur gabim.”-tha Rama.
Lini një Përgjigje