TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 12:08

“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës”, Balla i përgjigjet ashpër Berishës: Do protestë që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë!

Shkruar nga Pamfleti
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës”, Balla i përgjigjet
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur ashpër Sali Berishës, të cilin e cilëson si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa.

Për thirrjet e Berishës për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.

Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe siç e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë.  Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot.

Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesi për qytetarin e çdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konispolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik.

Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.

taulant balla sali berisha

Lini një Përgjigje