TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2023, 10:52

Debate në Kuvend mbi ligjin për studentët e Mjekësisë, Vokshi ‘përplaset’ me Nikollën: Ku i keni çuar fëmijët të studiojnë?

Shkruar nga Pamfleti
Debate në Kuvend mbi ligjin për studentët e Mjekësisë,
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Nisma e qeverisë për të frenuar largimin e mjekëve, duke ju propozuar studentëve një marrëveshje për punë me detyrim për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën ka nxitur debate në Kuvend.

Dje qeveria firmosi një ligj që ndalon dhënien e diplomave për 5 vite për studentët e mjekësisë me qëllim që të mos largohen jashtë vendit. De[utetja Albana Vokshi i kujtoi kryetares Lindita Nikolla, që dhe kjo e fundit vajzën e dërgoi jashtë shtetit për të studiuar, ndërkohë që familjet e shqiptarëve penalizohen.

"Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? I keni çuar për të studiuar jashtë. Pse fëmijët tuaj e paskan këtë të drejtë dhe i ndaloni të rinjtë që të ikin të studiojnë?", tha ajo. Nikolla ju përgjigj: "Po flet përçart!". Ndërsa Vokshi vijoi: "Nuk jeni konsultuar, nuk ka transparentë nuk është e turpshme është skandaloze!"

Po ashtu replika ka pasur edhe mes deputetet së PD Flutura Açka dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. 

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Açka i bëri thirrje maxhorancës që të tërhiqet, pasi ky projektligj do të ketë pasoja.

Zonja ministre ka qenë në një mendje me ne, shqiptarëve, djemtë tanë mos të na ikin. Para se të ndodhë kjo, duhet të bëjmë atdheun e jetueshëm. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar ky projektligj, që janë vetë studentët. Nuk është bërë asnjë konsultim publik. Ndaj nuk duhet nxitim. Nëse nuk i keni bërë mirë detyrat, mbaroni ato punë dhe krijoni mjedisin e këndshëm për të sqaruar njerëzit. Jam e sigurt që studentët të protestojnë, Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët mos të na ikin, por jo në këto masa.

I kam thënë një zonje të Bundestagut, që u ankua se vinë shumë emigrantë shqiptarë në Europë e Gjermani, dhe i thash; keni marrë mjekët tanë, dhe frizieren time e keni marrë. Jua japim të gatshëm. Por na jepni para nëse i merrni, se po i merrni të gatshëm. Nuk duhet ta kaloni pa diskutim këtë masë, edhe pa konsultimin e studentëve. Ju këshilloj që të bëni një hap pas, pasi do të jetë një precedent që do të ketë pasoja, edhe për ju si maxhorancë.”, tha Açka.

Taulant Balla teksa i është përgjigjur Flutura Açkës tha se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe sipas tij ky projektligj i motivon mjekët. 

Besoj që të dyja bëhen bashkë dhe tejkalojnë interesat e vogla. Po ju jap një shifër, janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë.

Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët. Ne duam që të mos mungojë mjeku. Për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu. Jam i sigurt që i shihni njerëzit si vota. Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju. Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve. Ju s’keni për ta gjetur rrugën se mjafton dikush të tregojë pakënaqësi...

Kolegët tuaj shkonin me kobure për të kundërshtuar ndaj një këndi lojërash. Heroi Klevis Balliu bllokonte rrugën te Astiri. Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë një interesi publik. Jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve”, tha Balla.

Parlamenti ka miratuar që projekt-ligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Në votimin në parlament, me 64 vota pro u vendos që ky diskutim të kalojë me procedurë të përshpejtuar, ndërsa 24 votuan kundër. Ka qenë opozita që kërkoi më shumë kohë për diskutime për këtë draft, dhe jo të kalojë me shpejtësi.

Pr/ligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë do të kalojë për diskutim brenda 2 javëve në 2 komisione parlamentare; Komisionin e Edukimit dh mjetet e Informimit dhe Komisionin e Ligjeve. Më pas do të shkojë në Parlament për votim.

Një ditë më parë qeveria miratoi pr/ligjin që studentët e Mjekësisë duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas do të marrin diplomën pasi të kenë përfunduar studimet. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria.

projektligji për studentët e mjekësisë kuvend nikolla

Lini një Përgjigje