TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 22:54

“Ndryshimi s’vjen me armë”, Shehi: Duhet një sistemi i ri elektoral për të rifituar besimin e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Ndryshimi s’vjen me armë”, Shehi: Duhet një sistemi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi duke komentuar sistemin zgjedhor, tha se sistemi që po propozojnë partitë e vogla nuk është i pagabueshëm dhe mund të ndikohet nga një shtet i kapur.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Shehi u shpreh se kjo është vetëm një rrugë demokratike për të përmirësuar sistemin aktual dhe për të rritur besimin e qytetarëve.

Sistemi që propozojmë ne përsëri mund të vidhet, këtu është temë tjetër, që këtu ka rënë shteti, që polici shkon numëron votat. Ne po marrim gjënë më të thjeshte që mund të bëhet, ne shkojmë të detyruar në referendum. Zgjedhjet përcaktohen edhe nga atmosfera e përgjithshme, nëse shteti është i kapur, i korruptuar, edhe sistemi i ri do deformohet. Ashtu siç thua ti ne i biem të marrim armët, s’ka rrugë tjetër veç revolucionit. Unë them se kemi ende rrugë demokratike shumë të ngushtë, ne po mundohet që të rifitohet besimi te qytetarët, të bëhet i kontrollueshëm. Nëse votat janë numëruar me ushtrinë e matrapazëve, po themi ta bëjë makineria këtë punë dhe jemi më të qetë. Po themi që vërtetë, siç tha Spahiu, që përtej dyshimeve si mund të votojnë emigrantët, ne duhet t’u japim të drejtën. Unë them të votohet me postë elektronike”, tha Shehi.

shehi sistemi elektoral qytetarët

Lini një Përgjigje