TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 17:14

Debate në Kuvend për pastrimin e parave, Bardhi: Milionat e drogës përdoren për të ngritur kulla në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Kuvend për pastrimin e parave, Bardhi: Milionat e

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur sot në Komisionin e Ligjeve sa i takon pastrimit të parave. Në komision u diskutua një draft i propozuar nga deputetja Jorida Tabaku, ndërsa reagime të ashpra pati nga demokrati Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se paratë po pastrohen përmes ndërtimit në mes të Tiranës. sipas tij, kjo është një nismë që synon parandalimin e parave të drogës e të krimit në sektorin e ndërtimit.

E para njëherë unë se kuptoj gjithë këtë nxitim që ju keni. Nxitimi nis qe nga rendi i ditës që ju bëni, ndërkohë kjo është një temë që do të na mbajë këtu nga mëngjesi deri në darkë, mundësisht me javë të tëra për t’i dhënë zgjidhje. Ju iniciativa kaq të rëndësishme i fusni në rend dite me 10 pika, e pastaj thoni shpejt se na mbaroi koha.

E dyta, unë nuk thash të përmirësojmë iniciativën e koleges. Kolegia ka sjellë një iniciativë shumë të mirë që nuk ka nevojë fare të përmirësohet. Ka disa shqetësime që u ngritën nga ju, si justifikim që qëllimi është i mirë, por kemi ca probleme me mjetin. Në fakt keni vetëm një problem që nuk doni ta luftoni pastrimin e parave, se po të donit u kishit thënë këtyre kryetarëve të bashkive t’i verifikonin se e kanë për detyrë edhe sot ta bëjnë atë lloj gjëje.

Jo vetëm nuk verifikojnë por lejojnë me paratë e trafikut të drogës të shtohen edhe nja 7 apo 17 kate të tjera m’u në qendër e në mes të Tiranës dhe mbyllin sytë. Ajo që unë thash është, kush ka propozim shtesë kësaj, bën amendamentet. Nuk është me ndihmuar Joridën, se s’ka nevojë Jorida me e ndihmuar asnjëri prej jush. Kjo është detyrë që ju e keni, se për këtë paguheni, për të përmirësuar legjislacionin, se kot nuk na e thotë ligji këtu”, tha ai.

bardhi kuvend

Lini një Përgjigje