TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 13:44

Konflikti në veri, Frrok Çupi: Kosova po shkon drejt një izolimi të thellë

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në veri, Frrok Çupi: Kosova po shkon drejt një

Analisti Frrok Çupi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përket llojit të politikanëve Luftës së Ftohtë dhe i përmbahet parimeve që i ka vendosur vetë, duke dalë kundër të gjithëve.

Në një intervistë për "ABC News", Çupi shprehet se Kurti po sillet sikur në Kosovë nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij, Kosova po izolohet për shkak të veprimeve të Kurtit në raport me ndërkombëtarët.

“Albini i përket llojit të politikanëve të Luftës së Ftohtë dhe politikanët e Luftës së Ftohtë pikërisht, këtë kualitet kanë. Kapen pas parimeve dhe thonë, unë nuk i shkel kurrë parimet dhe pse i kanë vendosur vetë. Bar hamë, por parimet nuk i shkelim. Bar hamë, por kushtetutën nuk e shkelim. Ndërkohë, vijmë te artifica të tilla, përdoren si sebepe, janë populiste. I bëjnë thirrje militantëve të vetë në Kosovë, shiko, Shqipëria nuk e pranoi mbledhjen e qeverive. Në fakt, është një kuti bosh. Mbledhja e qeverive, mbledhja “Ballkani i Hapur”, etj, nuk mund të zhvillohen sot, për arsye se ka ndodhur një gjë. Albin Kurti tenton të thotë se asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, ka rënë bomba në Prishtinë. Prishtina dhe vetë Kosova po shkojnë drejt një izolimi shumë të thellë, drejt një izolimi total, rezultatet nuk mund të parashikohen sot.

Zonja Osmani është një partizane e Kurtit. Është e zgjedhur prej Kurtit, e frymëzuar nga Kurti. Kohët e fundit, pas konflikteve në veri, ka qenë e mbikëqyrur, e përkëdhelur, pjesëmarrëse në kancelaritë e Kosovës. Me qëndrimet e saj, është parë që nuk është tërësisht në një vijë me Kurtin”, tha ai.

 

frrok cupi kosova izolim

Lini një Përgjigje