
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje punonjësve të IT-së që të punojnë për shtetin shqiptar, ndërsa u premtoi paga më të mira e konkurruese se në sektorin privat apo edhe krahasuar me Rajonin.
"Një i ri me formim në TIK të mos shohë si alternativë largimin nga Shqipëria dhe as largimin në privat si mundësi të vetme, pasi ne u kemi dhënë mundësinë se kush do të punojë për shtetin shqiptar për të krijuar në Republikë ku mbrojtja kibernetike, shërbimet digjitale apo te shërbimi i imazheve satelitore do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat", tha Rama.
Lini një Përgjigje