
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët në Rrogozhinë, ju bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që sipas tij në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor.
“Të mbrojmë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas parregullsive të gjetura nga Kolegji Zgjedhor me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës, ndërsa ditën e sotme u caktua se ato do të mbahen në 23 korrik.
Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.
Ish-kryeministri shtoi se përballë qytetarëve dhe opozitës është “makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren”.
Lini një Përgjigje