TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2023, 13:20

Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Po iki duke menduar se emri tjetër i New York është West Albania!

Shkruar nga Pamfleti

Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Po iki duke menduar se emri

Vizita zyrtare e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë për në Rinas ish presidentin Clinton.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi i fundit me Clinton, teksa e përcjell në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ata shihen të përqafuar duke u takuar para ndarjes, teksa Rama ka zbardhur dhe një prej deklaratave të Presidentit të 42-të të SHBA-ve.

Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, citon Rama Bill Clinton.

Clinton mbërriti dje në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Edi Rama u prit me nderime e ceremoni shtetërore, si dhe u vlerësua nga kreu i qeverisë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike”.

bill clinton edi rama

Lini një Përgjigje