Kryeministri Edi Rama në datat 6 dhe 7 korrik do të nisë turin në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.
Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit. Kryeministri Rama do të mbajë takime në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.
Këtë takime Rama i njoftoi 3 ditë më parë, ku tha se është koha është koha që të merren me procesin e Berlinit, pasi 'Ballkani i Hapur' ka përfunduar zyrtarisht pasi e ka mbyllur misionin e tij.
Ai tha se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.
"Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Europian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën”, u shpreh Rama.
Mesa duket presionet dhe kritikat e BE-së ndaj tij, kanë detyruar kryeministrin që të ndryshojë kurs dhe të braktisë iniciativën që dikur e promovonte.
Kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga presidenti serb Vuçiç, i cili u shpreh se nuk e besonte që Rama e ka thënë këtë.
Lini një Përgjigje