TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2023, 14:39

Begaj shërohet sapo iku Klinton? Balluku takim në Presidencë

Shkruar nga Pamfleti
Begaj shërohet sapo iku Klinton? Balluku takim në Presidencë
Makina e Ballukut në Presidencë

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku është parë këtë mesditë në Presidencë. Ajo ka hyrë aty rreth orës 13:15, ndërkohë që nuk dihet nëse ka takuar Bajram Begajn apo ndonjë pjesëtar të stafit të tij.

Mirëpo vizita e saj ngjall shumë dyshime. Një ditë më parë në Tiranë erdhi Bill Klinton dhe Begaj nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e pritjes. Presidenca tha se Begaj ishte sëmurë. Ndërkohë sot Balluku shfaqet aty dhe ndoshta presidenti është shëruar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por nëse Balluku është takuar me Begajn, konfirmohet ajo që është folur në korridoret e politikës se ka pasur një përplasje sa i takon dekorimit të ish-presidentit amerikan.

Rama i dha atij “Yllin e mirënjohjes”, ndërkohë që normalisht duhej të dekorohej me dekoratën më të lartë që jepet nga Presidenti. Si duket kryeministri e la jashtë kreun e shtetit dhe Begaj nuk u pa në ceremoni. Ndoshta sot Balluku shkoi aty për të sqaruar mosmarrëveshjet me presidentin.

begaj presidence

Lini një Përgjigje