
Prej disa ditësh, debatet në distancë mes deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe analistit, Ilir Demaliaj, kanë qenë në qendër të vëmendjes madje kanë përfshirë edhe familjarë të tyre.
Në një intervistë për News24, Spaho tha se debati nisi me ngarkesa politike dhe vijoi me fjalor të vrazhdë. Mes të tjerash ai u shpreh se nuk ka njeri që t’i bëjë presion dhe shantazh për çështje pronash, apo dosje rozë.
“Ky është debat që filloi me ngarkesë politike. Me fjalor të vrazhdë dhe për këtë kërkoj ndjesë për pjesën time. Më pas mori karakterin e sulmeve me shpifje personale…Nuk diskutoj më. Le të më hetojnë për të gjitha. Nuk ka burrë që i bën dot shantazh kudo në politikë ose jashtë, Edmond Spahos me dosje sigurimi, dosje pronash apo dosje rozë. Nuk ka burrë që më bën shantazh. Dhe do vazhdoj të reagojë!”, tha Spaho.
Lini një Përgjigje