TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2023, 22:46

Bill Klinton falënderon shqiptarët për mikëpritjen në Tiranë: I nderuar që punova për forcimin e miqësisë mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti

Bill Klinton falënderon shqiptarët për mikëpritjen në

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar për vizitën e djeshme në Tiranë. Ai u prit nga qeveria përmes një ceremonie, ndërsa ju akordua dhe “Ylli i Mirënjohjes” nga kryeministri Rama.

Klinton në Twitter ka falënderuar shqiptarët për mikpritjen. Ai tha se ka qenë nder që ka punuar për të forcuar lidhjet mes SHBA e Shqipërisë.

Faleminderit nga zemra Kryeministrit Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, tha ai.

Vizita e Klinton erdhi në kuadër të festës së pavarësisë së SHBA. Në të gjithë fjalimin, ai dha një mesazh të fortë për Kosovën, duke kërkuar që të marrë fund marrëzia e konfliktit.

 

klinton vizita

Lini një Përgjigje