TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 10:56

Farsa me dy akte “Politikë- Drejtësi” në parlament, një keqeshkrojë 30-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Farsa me dy akte “Politikë- Drejtësi” në parlament,
Altin Dumani dhe Olsian Çela

E vërteta është, se drejtësia e re nuk ka sjellë asnjë ndryshim në shoqërinë shqiptare, sepse jo vetëm 90% e drejtuesve e zyrtarëve të saj janë pazaraxhinjtë e drejtësisë së vjetër, por dhe praktika e punës së tyre, është e njëjta me nënshtrim e zvarrisje para kastës politike, si një kopje me drejtësinë e plepave të Adriatik Llallës.

Seanca parlamentare për raportimin e drejtuesve të 5 institucioneve të larta të drejtësisë, ishte farsë e përbashkët me dy akte, realizuar nga pozita e opozita, që dëshmoi se klasa politike dhe drejtësia e re, janë kopje e pa ndryshuar e praktikës së 32 viteve.

Akti i parë i farsës, doli sheshit kur Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, thanë se rezolutat e vlerësimit të punës së 5 institucioneve të drejtësisë, janë bërë gati prej kohësh e do votoheshin formalisht.

Që do të thotë, se Atin Dumani i SPAK, Alfred Balla i KLP, Nuareda Llagami e KLGJ, Artur Metani i ILD dhe Olsian Çela i Prokurorisë së Përgjithshme i lexuan raportet formalisht, ndërsa deputetët diskutuan për të aktruar sikur kanë merak drejtësinë.

Të 5  raportet ishin tipik si raportimet e OJF-ve, mbushur me shifra projekte, kërkesa dhe me gjoja shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve, zbatim ligji, arritje në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe betime për ndëshkime pa  preferenca e klientelizëm.

E vërteta është, se drejtësia e re nuk ka sjellë asnjë ndryshim në shoqërinë shqiptare, sepse jo vetëm 90% e drejtuesve e zyrtarëve të saj janë pazaraxhinjtë e drejtësisë së vjetër, por dhe praktika e punës së tyre, është e njëjta me nënshtrim e zvarrisje para kastës politike, si në kopje si në llum-drejtësinë e plepave e të Adriatik Llallës.

Akti i dytë i farsës “Politikë-Drejtësi” në parlament, ishte turpi që drejtuesit e drejtësisë së re, raportuan para ministrave e deputetëve hajdutë fondesh publike, plaçkitës pronash publike e private, pastrues parash korrupsioni e droge, që janë ortakë me oligarkë, trafikantë e vrasës të bërë biznesmenë.

Pas çdo raporti të lexuar nga Atin Dumani i SPAK, Alfred Balla i KLP, Nuareda Llagami e KLGJ, Artur Metani i ILD dhe Olsian Çela i Prokurorisë së Përgjithshme, hajdutët PS duartrokisnin, ndërsa hajdutët e opozitës së aktronin sikur bënin pyetje e diskutime në emër të drejtësisë së barabartë.

Pra, parlamenti u kthye në një sallë, ku shefat e drejtësisë raportonin me përunje para hajdutëve ministra e deputetë, si Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Petrit Vasili, Belinda Balluku, Ogerta Manastiliu, Frida Krifca, Anila Denaj, Blendi Klosi, Niko Peleshi, Baftjar Zeqaj, Fadil Nasufi etj.

Kur shefi SPAK dhe shefi i Prokurorisë së Përgjithshme, këta emra e të tjerë i kanë në dosjet penale për afera të shumta korrupsioni, por nuk guxuan të përmendnin asnjë prej tyre, madje kur hajdutët i duartrokitën, ata thanë me përunje: “Faleminderit”./Pamfleti

altin dumani olsian cela nikolla kuvend artur metani i ild

Lini një Përgjigje