TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 13:13

Kurti i vuri kusht për takim, Rama devijon përgjigjen: Do flas nesër në Prishtinë!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti i vuri kusht për takim, Rama devijon përgjigjen: Do flas
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nesër do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik. Teksa u pyet për refuzimin e Albin Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Rama nuk pranoi të prononcohej. Kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.

Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me homologun e tij vetëm për mbledhjen e qeverisë.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për mediat.

edi rama

Lini një Përgjigje