TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 21:34

Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi: Boll me demagogji, të garantohet vota për emigrantët

Shkruar nga Pamfleti

Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi: Boll me demagogji, të garantohet vota

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi  ka deklaruar se ndryshimi i sistemit zgjedhor duhet të ketë prioritet garantimin e votës së emigrantëve.

Sipas tij, në 10 vjet klasa politike ka bërë demagogji duke nxjerrë pretekste pasi i trembet votës së emigrantëve, që në thelb nuk është e kontrolluar nga asnjë kah i politikës.

Të votojnë emigrantët, kemi 10 vjet që vetëm me demagogji, të dyja palët kanë frikë se nuk ka kush i kontrollon e emigrantët. Është shumë e mundur teknikisht, mund të bëhet me postë. T’u kthejmë të drejtën qindra mijëra shqiptarëve që janë jashtë që janë të interesuar për vendin  kanë një lloj eksperience më demokratike se Shqipëria. Ata do sjellin një kontribut për vendin”, tha Shehi në emisionin “Now”.

shehio reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje